fbpx

Maqedoni, u rihap aeroporti i Shkupit pasi avioni u bllokua në borë

Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Germania” tip Airbus 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih është bllokuar në borë.

Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA-n, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për tërheqje.

“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close