Presidenti Vuçiq: Bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë.

“Besoj se presioni ndaj atyre (në Kosovë), do të jetë gjithnjë e më i madh. Mendoj se të gjithë ua kemi borxh paqen brezave të rinj, sepse lufta nuk mund të na dërgojë askund”, citon n1 të ketë thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se kufijtë e Serbisë duhet të jenë të hapur për të gjithë në rajon, sepse kështu, sipas tij, do të mundësohet qarkullimi i lirë i mallit, i kapitalit, i shërbimeve dhe i njerëzve.

“Nëse dikush mendon se me vënien e taksës do të zgjidhë problemet, gabon”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button