fbpx

Motra e sulmuesit të zhdukur: Ai është i gjallë, na ndihmoni ta gjejmë (VIDEO)

Motra e Emiliano Sala, sulmuesit që u zhduk me avionin me të cilin po udhëtonte drejt Uellsit, doli sot me një video-mesazh, ku bëri thirrje për të mos ndërprerë kërkimet, njofton Supersport.al.

Romina Sala iu drejtua njerëzve në të gjithë botën, duke u kërkuar që të mbështesin atë, për të shtyrë autoritetet që të mos ndërpresin kërkimet për gjetjen e vëllait të saj.

“Unë jam Romina Sala, motra e Emilianos. Dua t’ju kërkoj që të më ndihmoni me një tweet, një status apo një foto, ku të kërkoni vijimin e kërkimeve. Ne duhet ta gjejmë, ndaj na jepni forcë ju lutem. Ai është i gjallë, ndaj na ndihmoni ta gjejmë”, tha Romina Sala në video-mesazh.

Emiliano Sala, sulmues 28-vjeçar nga Argjentina, ishte pjesë e Nantes deri para pak ditësh, ndërsa u nis drejt Uellsit, për t’iu bashkuar Cardiffit, skuadër që kishte paguar për kartonin e tij, por u zhduk bashkë me avionin që po udhëtonte.

Autoritetet kërkuan për dy ditë në kanalin e La Manshit, por pa rezultat, ndërsa gjatë paradites së sotme njoftuan edhe ndërprerjen e kërkimeve të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button