Javën që vjen LSDM-ja do të merr vendim a është për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare së bashku me presidencialet

Javën e ardhshme, organi më i lartë i partisë, Bordi Ekzekutiv i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) do të vendosë nëse kjo parti do të shkojë në zgjedhje parlamentare të parakohshme së bashku me zgjedhjet presidenciale, kërkesë kjo që u bë nga opozitarja VMRO-DPMNE, pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Vendimi i tillë erdhi sonte nga mbledhja e Bordit Qendror. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Aleksandar Kiracoski, në debatin e sotëm ka pasur laramani qëndrimesh andaj vendimi i është lënë Bordit Ekzekutiv i cili do të vendosë brenda javës që vjen.

Gjithashtu, në seancën e sotme disa-orëshe është vendosur për të filluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit për zgjedhjet presidenciale, që do të përfundojë me Kongresin partiak më 3 mars. Njashtu, do të propozohen edhe kandidatët për kryetar të Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës, që do të zgjidhen së bashku me zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk.

Më parë sot, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se Bashkimi Demokratik për Integrim do të ndjekë qëndrimin e partnerit të koalicionit.

“Ne jemi kryesisht kundër zgjedhjeve, por nëse LDSM-ja vendos se është për zgjedhjet parlamentare, nuk do të jemi kundër.” u përgjigj Osmani në pyetjen e gazetarëve sot pas seminarit të Sekretariatit të Çështjeve Evropiane dhe Ambasadës Franceze për të përgatitur administratën e vendit për negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, sonte duhej që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev të merr pjesë në këtë mbledhje dhe sonte të vendoset, por aeroplani me të cilin udhëtonte dhe një pjesë e delegacionit qeveritar së bashku me të, të cilët ktheheshin nga samiti ekonomik në Davos të Zvicrës nuk mundi të zbresë në Shkup për shkak të motit të keq me borë dhe ishte ridrejtuar në aeroportin e Sofjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button