Pikat “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov” gjatë fundjavës do të punojnë 24 orë për shkak fruthit

Për shkak të numrit të madh të pacientëve të sëmurë nga sëmundja e fruthit, në tre pika në poliklinikat në “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov” do të punohet edhe në ndërrimet e natës prej orës 19:30 deri 7 e 30, ndërsa gjatë fundjavës do të punohet 24 orë, transmeton Portalb.mk.

“Në këto tre vende do të kryhet kontrolle të fëmijëve, prindërit e të cilëve dyshojnë se mund të jenë sëmurë nga fruthi. Nëse mjekët mendojnë se është e nevojshme, pacientët do t’i dërgojnë edhe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Apelojmë te të gjithë prindërit, që do të vërejnë ose do të dyshojnë në shenjat e para të sëmundjes, ose kanë temperaturë, t’i dërgojnë te këto pika. Gjatë ditëve të punës, prindërit duhet që së pari fëmijët t’i dërgojnë te mjeku amë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë e rikujtojnë opinionin se ende mbetet në fuqi ndalesa për dërgimin e fëmijëve në kopshte të cilët nuk janë vaksinuar. Fëmijët e moshës shkollore janë të detyruar të vaksinohen nëse nuk janë vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë nga vaksina.  Të gjithë të punësuarit e kujdesit shëndetësor që nuk janë vaksinuar ose nuk janë të sigurt në statusin e vaksinës, ta bëjnë në afat sa më të shkurtër.

Ministria e Shëndetësisë i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për veprim me epideminë, por rikujton se të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së sëmundjes të kuptohen seriozisht dhe pa lëshime, duke rikujtuar se bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze e cila shkakton komplikime serioze shëndetësore dhe përcillet nga personi i sëmurë te tjetri nëpërmjet kollitjes dhe teshtimës.

LEXO: Tetovë, është rritur numri i personave të sëmurë nga fruthi

LEXO: Në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike, katër mjekë, një infermiere dhe një punonjës sporteli janë infektuar me sëmundjen e fruthit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button