Merkel: Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm

Kancelarja Angela Merkel është shprehur se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin. Deklarata e Merkel është bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Davos të Zvicrës, njofton Koha.net.

Sipas “Koha Ditore”, duke iu referuar burimeve të sigurta bën me dije se takimi i mbajtur në ambientet e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

LEXO:Vuçiq sot do të takohet me Merkelin, do të flasin për Kosovën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button