Malajzia ka emëruar mbret të ri

Pas abdikimit të mbretit të Malajzisë Muhammed V nga froni, mbreti i ri i vendit u bë Tengku Abdullah, i cili më parë mori përsipër fronin e shtetit Pahang nga babai i tij Sultan Ahmed Shah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Pallati Kombëtar, pas tërheqjes nga froni të mbretit Muhammed V, sipas sistemit me rotacion mes shteteve të vendit, mbreti i ri i shtetit Pahang, Tengku Abdullah, është bërë mbreti i 16-të i Malajzisë.

Konferenca e Udhëheqësve e përbërë nga mbretërit e 9 shteteve të këtij vendi, ka zhvilluar takim në Pallatin Kombëtar në kryeqytetin Kuala Lumpur, ku Tengku Abdullah është zgjedhur mbreti i ri i Malajzisë.

Tengku Abdullah, i cili ka lindur në vitin 1959, në vitin 1975 nga ana e babit të tij Sultan Ahmed Shah u shpall trashëgimtari i vetëm i fronit të mbretërisë së shtetit.

Abdullah është princi me kohëzgjatje më të gjatë që mban këtë epitet pas princit Charles të Britanisë, pasi në këtë radhitje mbretërore gjendej prej 44 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button