fbpx

Gjashtë ekspertë francezë në Shkup do të mbajnë seminarin “recetat për sukses”

Të premten, më 25 janar 2019, në Klubin e Deputetëve, në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes Francës dhe Maqedonisë, do të mbahet një seminar në lidhje me “koordinimin administrativ dhe ministerial, në kuadër të përgatitjes së negociatave evropiane: recetat për sukses”.

Në bashkëpunim të ngushtë me zëvendëskryeministrin, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Fransua Lafond nga Agjencia Franceze për Ekspertizë, i caktuar me një mandat dy vjeçar në Shkup, në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe në Ambasadën e Francës, organizohet një seminar pune, i cili shtjellon dhe sillet rreth tre temave roli koordinues i Sekretariatit, Qendra e Trajnimit dhe Burimeve Njerëzore, digjitalizimi dhe transparenca, me pjesëmarrjen e gjashtë ekspertëve francezë dhe evropianë.

Shumica e vendimmarrësve politikë dhe administrativë, që zhvillojnë dhe udhëheqin politikën evropiane të Maqedonisë, do të jenë të pranishëm gjatë kësaj dite, me ç`rast do të ketë rrahje mendimesh dhe refleksionesh. Dy parlamentarë francezë, Lilijana Tangi dhe Zhak Meri, do të mbyllin punimet e këtij seminari, së bashku me Bojan Mariçiq, këshilltar i kryeministrit dhe kryenegociator teknik, përgjegjës për negociatat evropiane. Tre punëtori të tjera teknike, që do të shtjellojnë temat e njëjta, duhet të mbahen deri në muajin qershor, për të zgjeruar dhe davaritur mbështetjen, të cilën Franca dëshiron t`ia ofrojë dhe sjellë administratës së Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close