fbpx

Statusi i paverifikuar në Facebook nuk është informacion i besueshëm

Burimi: KriThink

Teksti që e recensojmë është politikisht i motivuar dhe ka për qëllim ta njollosë bashkëshortin e ministres së mbrojtjes, Radmila Shekerinska, e me këtë edhe vetë ministren. Artikulli nuk ka asnjë dëshmi për informacionin e shkruar dhe në vend të informacionit të verifikuar, ai i referohet statusit të publikuar në Facebook.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: BASHKËSHORTI I SHEKERINSKËS I PËRFSHIRË NË SKANDAL MILIONËSH?: Policia serbe i arrestoi menaxherët e “Diners” nga Beogradi, i përfshirë edhe Bozhidar Jankovski?]

Data dhe koha e publikimit: 3.12.2018

Data e recensionit: 11.12.2018

Recenzues: Ana Anastasovska

Titulli i tekstit është bombastik dhe sugjeron se burri i ministres Shekerinska, Bozhidar Jankovski, gjoja qenka i përfshirë në skandal milionësh. Për t’u publikuar një gjë e këtillë, është e nevojshme që të ketë prova dhe pretendime të forta në mënyrë që publiku të sigurohet për vërtetësinë e informacionit.

Por në këtë tekst, në vend të informacionit, kemi manipulime. Në të vërtetë, artikulli fillimisht informon se policia në Beograd ka arrestuar pesë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe malverzime në lidhje me kompaninë “Diners Club International Belgrade”.

Dyshimet e policisë serbe janë se Sikimiq, si person përgjegjës në shoqërinë tregtare “SKB Kapital S.A.” nga Luksemburgu, i cili është poa personi përgjegjës i shoqërisë tregtare “Diners Club International Belgrade”, në bashkëpunim me të dyshuarit e tjerë ka organizuar përgatitjen e raporteve të rreme financiare me qëllim që të tregojnë rezultate pozitive financiare të “Diners Club International Belgrade” sh.p.k.

Flitet për një aksion të policisë serbe, gjatë të cilit janë arrestuar disa nga personat përgjegjës të “Diners Club International Belgrade” për shkak të dyshimve për abuzime financiare. Dhe deri këtu teksti është në rregull.

Ajo që nuk është në rregull është ajo se në gjithë këtë storje, pa asnjë dëshmi dhe argument, është përfshirë edhe emri i Bozhidar Jankovskit, menaxherit të “Diners Club International Skopje”.

Në Maqedoni ende nuk ka indikacione për hapjen e ndonjë procedure hetimore se a ka marrë pjesë në këtë grup të organizuar të krimit edhe burri i ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Bozhidar Jankovski, i cili është menaxher i “Diners Club International Skopje”.

Edhe vetë artikulli thotë se ende nuk ka njoftime për hapjen e procedurës hetimore në Maqedoni për përfshirjen eventuale të “Diners Club International Skopje”, menaxher i të cilit është Jankovski.

Në artikulli nuk është kërkuar përgjigje nga prokuroria se a është hapur një lëndë e tillë edhe te ne. Përgjigje nuk janë kërkuar askund, por janë ofruar spekulime. Spekulimet e këtilla bazohen në statusin e Milenko Nedelkovskit të publikuar në Facebook.

Gazetari Milenko Nedelkovski thekson se pikërisht Bobo Diners është pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal nga Beogradi, me të cilin ka vepruar së bashku në mënyrë të ngjashme edhe në Maqedoni. Sipas Nedellkovskit, kohët e fundit Jankovski ka pasur udhëtime të shpeshta në Beograd, dhe ky aksion i policisë serbe tregon se cila ka qenë arsyeja.

Nëse Nedellkovski do ta kishte publikuar këtë si qëndrim zyrtar të prokurorisë ose të MPB-së, informacionet e tillë do të mund të konsideroheshin si të besueshme dhe të transmetoheshin. Mirëpo, shprehja e mendimit personal për ndonjë dukuri, automatikisht, nuk do të thotë se është i vërtetë dhe për këtë arsye nuk mund t’u përcillet lexuesve si informatë e rëndësishme me interes publik. E pikërisht kjo është bërë në këtë tekst.

Statusi i Nedellkovskit është përdorur për manipulim të vrazhdë me publikun, me qëllim që të fitohen pikë politike dhe të sulmohet ministrja e mbrojtjes përmes bashkëshortit të saj, duke e akuzuar për do farë abuzimesh financiare.

Kjo është në kundërshtim të plotë me kodet dhe rregullat gazetareske. Rrjetet sociale dhe ajo që publikohet në to nuk është burim relevant i informacionit dhe çdo informacion i marrë nga Twitter-i ose Facebook-u duhet të verifikohet mirë para se të publikohet.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close