MPPS: Me masat e marra po e stabilizojmë zbrastirën prej 15 miliardë denarëve në Fondin pensional

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nëpërmjet një deklaratë për media thekson se sjellja e papërgjegjshme e udhëheqësisë paraprake, politikat mashtruese dhe rritja e pensioneve, jashtë nga korniza ligjore për 10 vjet ka shkaktuar zbrastirë prej rreth 15 miliardë denarë në Fondin pensional, transmeton Portalb.mk.

“Me reformën e pensioneve qeveria aktuale,  e cila ka startuar nga fillimi i janarit, ka siguruar paga të qëndrueshme dhe vazhdueshmëri të rritjes së pensioneve, pa pasur nevojë për të ngrirë dhe pa rritur moshën e daljes në pension. Me Ligjin kemi sjellë përputhshmëri të vazhdueshme të pensioneve. Pensionet do të rregullohen dy herë në vit dhe atë me 100% me rritje çmimit të jetesës, në vend të 50% siç ishte më herët. Është miratuar edhe dispozita ligjore që do të ketë edhe më tej përputhshmëri të plotë të pensioneve nga 1 prilli, në qoftë se produktet e brendshme bruto në vitin e kaluar kanë pasur rritje reale mbi 4%”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Nga Ministria thonë se në vitin 2016 pensioni mesatar ishte 13.754, në vitin 2017 13.954 denarë, ndërsa në vitin 2018 14.421 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button