Thirrja për protestën kundër ajrit të ndotur për të shtunën është anonime, pa organizator të njohur

Thirrja për protestën kundër ajrit të ndotur para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të shtunën është anonime, gjegjësisht nuk dihet se kush qëndron pas këtij organizimi. Për cilën këtë qytetarët së pari u informuan në mesazhet private në Facebook, ndërsa pastaj u krijua ngjarje “Shoqëria Kancerogjene të shtunën në orën 13:00 para Kuvendit”, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja deri sot nuk është paraqitur as në Ministrinë e Punëve të Brendshme, informojnë për “Meta”-n nga atje. Edhe pse nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ato me ligje nuk janë të obliguar ta paraqesin protestën, ndërsa sipas përvojës deri tani edhe organizatorët e protestës masive, paraqitja është më e dëshiruar para se gjithash nga shkaqet e sigurisë.

Në thirrjen për protestë në Facebook”, mes tjerash kërkesa kryesore është “qeveria dhe institucionet të ndërprejnë me vendimet e ashtuquajtura që në mënyrë direkte godasin në xhepin e më të varfërve, ndërsa kapitalistët dhe ndotësit më të mëdhenj mbeten të pa prekur”.

Eko aktivistja Eli Pesheva konsideron se protesta e organizuar keq bën shumë dëm të madh në gjithë aktivitetin, në të gjithë qytetarët që përpiqen për përmirësimin e punëve.

“Nuk kam asnjë dilemë se gjendja është për një protestë serioze, masovike, por edhe radikaliste. Por, për të qindrën herë do të them se ftesa e dyshimtë e llojit ‘nëse nuk ua dërgon 20 personave në 5 minutat e ardhshme…’ ose protesta e organizuar keq bën shumë dëm të madh në gjithë aktivitetin dhe në të gjithë qytetarët që janë për përmirësimin e punëve. Thirrja për protestë duhet të ketë iniciatorë publik dhe kërkesa precize. Gjithçka tjetër është përpjekje për manipulim i qytetarëve”, tha Pesheva.

LEXO: “Shoqëria kancerogjene” – protestë kundër ndotjes të shtunën para Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button