Mijallkov do ta pyes informatorin Lazarevski për përgjimet jolegale  

Më 29 janar, të martën, në seancën e caktuar për rastin “Target-Fortesa”, i akuzuari Sasho Mijallkov, të akuzuarit tjerë, si dhe avokatët duhet ta pyesin dëshmitarin Gjorgji Lazarevski për përgjimet joligjore të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), transmeton Portalb.mk.

Lazarevski është ish i punësuar në DSK, dhe një nga dy informatorët që e ka zbuluar përgjimin, ndërsa në seancat e kaluara është zbardhur se si është zhvilluar përgjimi, si dhe bashkë me Zvonko Kostovskin i kanë ruajtur “bombat”, që e dëshmojnë aferën.

Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Nadica Nikoliq formuan një shoqatë kriminele për përgjim të paligjshëm, të cilët më vonë u bashkuan edhe të pandehurit Silvana Zlatkova, Vlladimir Varelov, Vasil Isakoski dhe Marjan Shumulikovski, si dhe dëshmitarët Vllatko Georgievski, Marjan Jankulovski dhe Zvonko Kostovski. Kostovski ia ka dorëzuar shënimet Gjorgji Lazarevskit, i cili, megjithatë, ia ka dorëzuar Zoran Verushevskit, ndërsa ai Zoran Zaevit, i cili më vonë ia ka dorëzuar PSP-së.

Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk është dhënë urdhër gjyqësor. Komunikimi ishte përgjuar para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të vendimeve gjyqësore të 1.451 numrave ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Sasho Mijallkov dhe Goran Grujevski, së bashku me Gordana Jakulloskën dhe Nikolla Boshkovskin ngarkohen edhe për shkatërrim të sistemit për përgjim në MPB dhe pajisjeve intermediare të operatorëve në vlerë prej 1.418.879 eurove, ndërsa Valentina Simonovska për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button