Hungari, këtë dimër 87 persona kanë humbur jetët nga ngrirja e trupit

Për shkak të ftohtit që ka kapluar Hungarinë, njoftohet se deri më 19 janar gjithsej 87 persona kanë humbur jetët nga ngrirja e trupit në këtë vend ku jetesa në rrugë është e ndaluar që nga 15 tetori i vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton 24.hu, Forumi Social Hungarez (MSZF) ka njoftuar se që nga koha kur hyri në fuqi ligji që ndalon jetesën në rrugë të personave të pastrehë e deri më 19 janar kanë humbur jetën 87 persona.

MSZF ka theksuar se shumica e tyre kanë humbur jetën për shkak të ngrohjes jo të mjaftueshme në shtëpi ose gjatë rrugës duke u dërguar në spital.

MSZF po ashtu njofton se në Hungari nga viti 1990 e deri më tani si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën rreth 8 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button