Maqedonia e Veriut, Micotakis: Janë shkelur linjat kombëtare të vendit

Lideri i Demokracisë së Re Kirjakos Micotakis përmes një mesazhi në profilin e tij në Twitter ka theksuar se kryeministri grek Aleksis Cipras do të përgjigjet edhe para popullit edhe para historisë për Marrëveshjen e Prespës. Ai shtoi se janë shkelur linjat kombëtare të vendit, njofton Alsat.
Së bashku me porosinë ai ndau edhe video nga fjalimi i tij në Kongresin e 12-të të Demokracisë së Re më 14 dhjetor të vitit të kaluar.
Videoja përfundon me porosi të shkruar deri tek Ciprasi.
“Jeni i detyruar, z. Cipras të përgjigjeni jo vetëm para maqeonasve dhe i të gjithë popullit grek, por edhe para historisë, e ka porositur Micotakis kryeministrin grek.