Tërmet prej 6 ballësh goditi Indonezinë

Një tërmet me magnitudë prej 6 shkallësh ka goditur provincën Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMGK) e Indonezisë tha se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 87 kilometra në jugperëndim të rajonit Samba Perëndimore të ishullit Sumba, në thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo viktima në jetë, ndërsa as autoritetet përkatëse nuk paralajmëruan cunami.

Në rajonin Sumba Perëndimore edhe dje ndodhën dy tërmete me magnitudë 6,2 dhe 6,7 shkallë.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturën “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button