50 000 të sëmurë kronikë nuk i pranuan maskat mbrojtëse të premtuara nga Filipçe

Nuk ka maska mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit për rreth 50.000 të sëmurë kronikë, ndonëse para më shumë se një muaj e gjysmë, në fillim të dhjetorit, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nga foltorja e Qeverisë paralajmëroi se të sëmurit me rrezik të lartë, kronikë do të pranojnë maska mbrojtëse falas, si një nga format mbrojtëse, përcjell Portalb.mk.

NOVA nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Ministria e shëndetësisë për atë se si është puna me maskat mbrojtëse të cilat i premtoi Filipçe, vallë është shpallur tender për blerje dhe përse fëmijët e sëmurë kronikë ende nuk i kanë pranuar maskat e premtuara mbrojtëse.

Filipçe, në një konferencë shtypi në Qeveri, atëherë paralajmëroi se po bëhen përllogaritje për numrin e fëmijëve të cilët do të kenë nevojë për maska mbrojtëse.

Nxorëm të dhëna se kemi 43,000 të sëmurë kronikë, ndërsa numri i fëmijëve të cilët kanë nevojë për maska ende po përcaktohet dhe po kërkojmë mënyrë për t’ua ndarë maskat. Me Ministrinë e mjedisit jetësor tashmë e kemi vërtetuar se maskat nuk e zgjidhin problemin, megjithatë janë një lloj forme e mbrojtjes”, tha ministri Filipçe.

Ai atë herë paralajmëroi se do të përpiqen që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje dhe t’ua ndajnë maskat të sëmurëve kronikë dhe fëmijëve.

Tre ditë më vonë, gjatë ndotjes jashtëzakonisht të madhe, Filipçe doli me masa të reja kundër ndotjes së ajrit. Ai u rekomandoi qytetarëve të mos dilnin nga shtëpia dhe të hanë më shumë fruta dhe perime.

“Mos dilni jashtë kur ajri është i ndotur, hani fruta dhe perime. Përveç rekomandimeve, Ministria nuk mund të bëjë tjetër gjë, tha atëherë ministri Filipçe.

Në ditët e fundit, siç ka raportuar NOVA, për shkak ndotjes jashtëzakonisht të madhe të ajrit, spitalet janë përplot me pacientë, kryesisht të sëmurë kronikë me komplikime, të cilët vuajnë nga astma dhe sëmundje kronike të mushkërive, si dhe fëmijë me sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe pneumonive.

Për shkak të ndotjes, për dy ditë u vazhdua edhe pushimi dimëror për nxënësit, ndërsa prej nesër shfuqizohen edhe masat dhe rekomandimet për alarmim për pragun e ndotjes, për shkak se koncentrimet e grimcave PM10 ranë nën pragun e alarmit 200 mikrogramë, edhe pse ndotja e ajrit sot është mbi kufijtë e lejuar.

LEXO: Ministri Filipçe për mbrojtjen nga ndotja e ajrit: Të sëmurit kronikë dhe fëmijët do të fitojnë maska falas

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button