Nuk pranojnë ta veshin se është e shëndoshë, artistja shqiptare shpërthen ndaj stilistëve

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është nominuar për dy çmime Grammy këtë vit dhe krahas gjithë entuziasmit për këtë arritje të madhe të karrierës së saj, artistja është inatosur me dizajnerët e njohur, shkruan Bordo.al. 

29-vjeçarja ka zgjedhur që në llogarinë e saj në Instagram që ndiqet nga mbi 7.3 milionë njerëz të shpreh indinjatën për ‘refuzimin’ që ka marrë nga disa shtëpi mode për të stiluar veshje për ceremoninë e Grammy-t me pretendimin se përmasat e saj janë të mëdha.

“U nominova për Grammy dhe më besoni kjo është diçka e mrekullueshme. Zakonisht artistët flasin me dizajnerë të ndryshëm, shumë të njohur dhe ata qepin fustane enkas për të parakaluar në Tapetin e Kuq. Ekipi im takoi disa dizajnerë dhe shumë prej tyre nuk duan të më veshin mua sepse jam e shëndoshë. Në kuptimin e plotë të fjalës jam shumë e shëndoshë. Nëse masa 6 e 8(38 apo 40) konsiderohet e shëndoshë, atëherë nuk di ç’tju them. Unë nuk dua t’i vesh fustanet tuaja! Kjo është çmenduri! Ju po thoni që gjithë gratë në botë që janë në këtë masë nuk janë të bukura mjaftueshëm për të veshur fustanet tuaja. Pra ju që thoni se unë jam e mbushur dhe se nuk mund t’i vesh fustanet tuaja, pirdhuni! Nuk dua t’i vesh fustanet tuaja!”, dëgjohet të thotë artistja në video.

Në fakt ky nuk është rasti i parë që shumë vajza të njohura të kolme kanë pasur vështirësi të gjejnë dizajnerë që të pranojnë t’i veshin.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy do të mbahet të dielën më 10 shkurt dhe artistja shqiptare Bebe Rexha është nominuar çmimin “Best New Artist”, kategori në të cilën është nominuar edhe artistja tjetër shqiptare Dua Lipa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button