Qeveria paralajmëroi më shumë se një miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka prezantuar, siç e quajti ai, ciklin më të madh investues në ndërtimin e infrastrukturës rrugore që do të realizohet gjatë vitit 2019.

Në një konferencë për mediat, së bashku me zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, si dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov, kryeministri Zaev tha se me fillimin e sezonit ndërtimor do të përshpejtohet rehabilitimi ose ndërtimi i pjesës më të madhe të infrastrukturës rrugore, që kap koston prej një miliard e 270 milionë euro.

Ai tha se bëhet fjalë për investime të mëdha në ndërtimin e rrugëve të reja, por edhe sanimin e rrjetit ekzistues rrugor, që kap një total prej mbi 770 kilometrash, me çka vendbanimet dhe qytetarët do të lidhen mes vete me rrugë të sigurta, që janë një parakusht edhe për zhvillim ekonomik.

Zaev veçoi austostradën Kërçovë-Ohër, për të cilën tha se janë zgjidhur kontestet, përfundimi i së cilës do të sjell levërdi për turizmin dhe një zhvillim të barabartë rajonal, si dhe autostradën Miladinovci-Shtip, e cila do të lëshohet në qarkullim së shpejti dhe autostradën Shkup-Bllacë, e cila do të lidh kryeqytetet e Maqedonisë dhe Kosoës.

“Në vitin 2019 do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, me të cilën Republika e Maqedonisë lidhet me fqiun e vet Kosovën, me çka udhëtimi Shkup-Prishtinë, nga dy orë sa është tani do të reduktohet në 45 minuta. Këmbimi tregtar me Kosovën ka arritur në 500 milionë euro, për çka autostrada do të kontribuoj për rritjen e këmbimit dhe uljen e kostos për transport”, tha Zaev.

Duke dhënë një sqarim të detajuar për të gjitha projektet për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në gjatësi prej mbi 770 kilometrea, ministri Sugarevski tha se të dhënat e shpalosura e bëjnë Maqedoninë një zonë të madhe ndërtimtarie në të cilën janë të përfshira gati se të gjitha komunat.

Sugarevski tha se anëtarësimi në NATO që do të ndodhë së shpejti dhe afrimi drejtë qëllimit final të anëtarësimit në BE, bën Maqedoninë që të përmbush standardet më të larta ndërkombëtare në fushën e infrastrukturës rrugore.

“Ky është edhe parakushti themelor për zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm ekonomik. Ndërtimi i rrjetit cilësor rrugor lehtëson tregtinë dhe transportin, si dhe integron vendin me shtetet e rajonit. Maqedonia po hyn në një cikël të krijimit të vlerave shoqërore”, tha Sugarevski.

Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, sqaroi se procesurat ligjore dhe financiare janë rregulluar për gjithësej 39 akse rrugore dhe se punimet mund të fillojnë menjëherë, posa të lejojnë kushtet klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button