Brexit, Partia Laburiste ka kërkuar votim për një referendum të dytë

Në një amandament të dorëzuar mbrëmë, Partia Laburiste e opozitës së Britanisë i ka bërë thirrje parlamentit të mbaj një votim nese mbështetet ose jo një referendum i dytë për Brexit-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Amandamenti shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e partisë në lidhje me një votim të dytë, ndërsa njëkohësisht synon të përjashtojë një Brexit pa marrëveshje dhe t’i japë parlamentit pushtet për të shqyrtuar planet alternative të propozuara nga deputetët për marrëveshjen e kryeministres Theresa May për tërheqje.

Propozimi përfshin “një marrëveshje alternative Brexit që mbron vendet e punës, standardet e jetesës dhe të drejtat e punëtorëve dhe starndardet mjedisore, duke përfshirë një union doganor të plotë me të drejtë fjale për Mbretërinë e Bashkuar dhe një marrëveshje të fuqishme të tregut të vetëm”.

Po ashtu, “opsioni i një votimi publik për një marrëveshje ose propozimi mbi marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian (BE)” duhet të shqyrtohet nga parlamenti duke ndërprerë bllokimin e Brexit-it.

Amandamenti theksoi politikën e Partisë Laburiste për një opsion të emëruar si “Së pari punësime Brexit”, i cili u jep përparësi të drejtave të punëtorëve, standardeve tregtare dhe mbrojtjeve mjedisore që janë të harmonizuara me BE-në. Ai po ashtu mbështet politikën e konferencës së laburistëve për “mbajtjen e të gjitha opsioneve në tryezë”, duke përfshirë një votim publik.

Kreu i opozitës, Jeremy Corbyn, tha se, “Theresa May ka treguar sot se ajo nuk ka Plan B pas refuzimit gjithëpërfshirës të marrëveshjes së saj të bllokuar nga deputetët javën e kaluar. Kryeministrja po refuzon të ndryshojë ‘linjat e saj të kuqe’ dhe të pranojë realitetin e kërcënimit të largimit pa marrëveshje”.

“Amandamenti ynë do t’i lejojë deputetët të votojnë për opsionet për t’i dhënë fund këtij bllokimi të Brexit-it dhe për të parandaluar kaosin pa marrëveshje. Është koha që plani alternativ i laburistëve të marrë fazën qendrore, duke i mbajtur të gjitha opsionet në tryezë, përfshirë mundësinë e një votimi publik”, shtoi Corbyn.

Amandamenti i propozuar thekson përpjekjen e udhëheqjes në mbylljen e ndarjeve midis zyrtarëve të lartë që janë në mosmarrëveshje, si Corbyn, i cili është skeptik për një referendum të dytë dhe për sekretarin e Brexit-it, Keir Starmer, i cili është i hapur për idenë e votimit të popullit.

Javën e kaluar, 71 deputetë laburistë dhe 13 anëtarë të Parlamentit Evropian deklaruan mbështetjen e tyre për një referendum të dytë, duke shtuar presionin mbi Corbyn-in dhe udhëheqjen për ta mbështetur atë. Megjithatë, Corbyn e ka bërë të qartë se mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme është përparësia e tij kryesore.

Partia Laburiste tani po punon për një marrëveshje alternative të Brexit-it që do të komandojë mbështetjen e partive në Parlament pas humbjes së votës për mosbesim në përpjekjen për të rrëzuar kryeministren May të mërkurën e kaluar.

Pas një humbjeje historike të javës së kaluar në parlament, kur deputetët votuan me një shumicë të madhe, 432 kundrejt 202 votave, kundër marrëveshjes së saj për Brexit, May më 29 janar do të paraqesë “Planin B” në parlament, i cili do të përballet me një votim nga deputetët.

Mbretëria e Bashkuar është vendosur të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button