fbpx

Zaev: Për kandidat presidencial po testohen më shumë se 10 emra

Më shumë se 10 emra po hulumtohen për kandidat të mundshëm presidencial nga ana e pushtetit. Kryeministri Zoran Zaev, sot tha se në mesin e emrave ka maqedonas, shqiptarë, turq, por nuk ka dhënë detaje, njofton Portalb.mk.

Ai ka theksuar se hap pas hapi do të punojnë drejt gjetjes së kandidatit të vërtetë për president i cili do të jetë i pranueshëm për koalicion eventual, por edhe më të gjerë “konsensual” që do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe jo vetëm për të dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Mund t’u premtoj vendim të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, tha Zaev.

Kryeministri potencoi se ai është jashtë konkurrencës për kandidat të mundshëm.

Kur bëhet fjalë nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen bashkë me zgjedhjet parlamentare, Zaev tha se debati është i hapur

“Të premten sipas të gjitha gjasave do të mbahet seanca e Bordit Qendror të LSDM-së, ku do të miratohet vendim, ndërkaq ekziston mundësia që të miratohet vendimi edhe pas disa ditëve”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin e tij se Maqedonia mjaft ka pasur zgjedhje të parakohshme dhe ka humbur shumë kohë.

Përndryshe, partitë më të mëdha, LSDM-ja pushtetare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare janë përplasur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Opozita e kushtëzon pushtetin që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sipas koalicionit qeveritar nuk janë të nevojshme, gjë të cilën e ka thënë edhe faktori ndërkombëtar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close