Në orën 18:00 do të hiqet masa për udhëtim falas me autobusët e NQP-së

Sot në orën 18:00 do të hiqet masa e udhëtimit me autobusë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik pa pagesë për shkak uljes së ndotjes së ajrit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit. Edhe Qeveria më parë theksoi se do t’i heq masat për shkak uljes së pragut të grimcave të dëmshme PM 10, transmeton Portalb.mk.

“Pas informatave të marra nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor se grimcat PM10 janë nën pragun alarmant nga 200 mikrogramë në metër kub. Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se prej sot nga ora 18:00 do të shfuqizohet masat mes të cilave edhe udhëtimi falas, si dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit që u vendosen më 20 janar 2019”, thuhet në njoftim.

Nga Qyteti i Shkupit shtojnë se këto masa dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit do të vendosen sërish nëse përsëritet episodi i ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button