Ndryshimet në Brexit, May heqë dorë nga tarifa për qytetarët e BE-së

Theresa May ka hequr dorë nga tarifa prej 65 funte për miliona qytetarë të BE-së që do të duhej ta paguanin për të siguruar të drejtën për të vazhduar jetesën në Britani të Madhe pas Brexit.

Kjo u bë e ditur pasi kryeministrja bëri një deklaratë për deputetët me ç’rast u tregoi se cilat ndryshime po i planifikon në marrëveshjen e Brexit për të marrë mbështetjen e tyre, transmeton Koha.

Ajo tha se do të kishte diskutime të mëtejshme me DUP të Irlandës së Veriut dhe të tjerë lidhur me shqetësimet e tyre për kundërshtimin irlandez.

Më pas përfundimet e nxjerra nga këto diskutime May do t’i dërgojë në BE.

Deputetët do të votojnë për çdo propozim të martën e ardhshme, pasi plani origjinal i kryeministres u mposht të martën e kaluar nga një rekord votash kundër – 230 – në Dhomën e Komuniteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button