Bela: Nuk doja ta vras Sazdon, më vjen shumë keq

Njëri prej të akuzuarve për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski, Besim Bela, sot në seancë gjyqësore ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin, dhe tha se më 29 qershor të viti të kaluar në stacionin e autobusit në afërsi të “Alkaloid” mes tyre fillimisht ka pasur përleshje verbale, pas së cilës ka ardhur edhe deri te përleshja fizike, njofton Portalb.mk.

Në deklaratë përpara Gjykatës, Bela tregoi se më 29 qershor të vitit të kaluar rreth orës 15:30 ka shkuar te shokët e tij të mahallës Skender Demiri dhe Jeton Luzha dhe i ka ftuar që të dalin diku për të pirë kafe, pasi që paraprakisht e ka marrë veturën “Mercedes”, në pronësi të dajës së tij.

Derisa kanë qenë duke u vozitur me veturën, tha Bela, nëpërmjet bulevardit “Aleksandar Makedonski” i është dukur se e ka parë kusherirën në stacionin e autobusit në Autokomandë, në afërsi të Alkaloid ku ndalet autobusi me numër 2, pas së cilës e ka ndaluar veturën dhe ka kthyer drejt stacionit që të shohë nëse ësthë kusherirja atje. Në atë moment, në sediljet e pasme ka qëndruar Seknderi, ndërkaq Jetoni në sediljen përpara dhe ka dalë jashtë që të dalë të ndezë një cigare.

Kur është afruar 5-10 metra në afërsi të stacionit e ka parë se nuk është kusherirja e tij dhe është nisur të kthejë. Derisa kthehej, tanimë i ndjeri Sazdoski e ka shikuar shtrembër, ndërkaq Besiri e ka pyetur se pse ashtu shikon dhe këtu ka filluar që ta shajë, dhe ai njëjtë ia ka kthyer me të sharë. Për një moment ka ardhur deri te rrahja, ashtu siç tha Bela, ai e ka goditur dy-tre herë, por edhe Sazdo ia ka kthyer.

Kur shokët e Besirit e kanë parë se janë duke u rrahur, menjëherë kanë shkuar që t’i ndajnë dhe atëherë janë mbledhur një grumbull njerëzish që kanë filluar t’i shajnë dhe këto kanë ikur drejt veturës dhe e kanë lëshuar vendin e ngjarjes. Në momentin kur kanë nisur të shkojnë, ashtu siç tha Besiri, Sazdo ka qenë i rrëzuar në tokë.

Në fillim të deklaratës së tij Bela, tregoi se fillimisht është akuzuar për veprën penale dhunë dhe se i është ofruar nga Prokuroria që të bëjë marrëveshje për dënimin.

“Nuk kam pasur qëllim që ta vras dhe me të vërtetë më vjen shumë keq për tërë këtë. Unë vetëm iu afrova ta shoh se pse më shikon ashtu. E kam njohur vetëm me emër dhe mbiemër pasi që më ka sharë në Fejsbuk. Unë nuk jam anëtar i “Shfercerave”, por simpatizues”, tha Bela.

Sipas akuzës, Besir Bela dhe Skender Demiri, bashkë me Jeton Luzha (i cili është në arrati) më 29 qershor të vitit të kaluar në mënyrë të përgjakshme e kanë rrahur Nikolla Sazdovskin në stacionin e autobusit “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik ka ndërruar jetë në Klinikën për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv, në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Të dy të akuzuarit janë në paraburgim në burgun e “Shutkës”, ndërkaq i akuzuari i tretë nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes dhe është shpallur fletë-arrest i brendshëm dhe ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button