Për arratisjen e Gruevskit nuk do të dëshmojë familja e tij, dëshmi kanë dhënë truprojat

Truprojat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski kanë dhënë dëshmi në Prokurori, në lidhje me arratisjen e tij në Hungari, ndërkaq gjatë kësaj jave do të dëgjohen edhe dëshmitarë të tjerë, zbuloi prokurorja, Vilma Ruskovsk,a njofton Portalb.mk.

“Gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitarë në atë drejtim, ndërkaq shpresoj se gjatë javës do të merren edhe dëshmitë të cilat janë kërkuar nga Republika e Shqipërisë”, deklaroi Ruskovska.

E pyetur nëse do të merren në pyetje edhe familjarët e afërt të Gruevskit ajo tha:

“Familjarë të afërt nuk do të ketë, ata që e kanë siguruar janë dëgjuar. Këto do të jenë dëshmitarë të tjerë”.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro. Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban. Sipas hetimit të deritanishëm nga Prokuroria, Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë në mënyrë ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button