Haradinaj: Kemi rritur pagat për mësimdhënësit, ftojmë SBASHK-un që të ndërpresin grevën

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sonte, drejtuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Pas takimit, Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ka njoftuar se ka bërë ofertë te SBASHK-u për të ndërprerë grevën duke u ofruar rritjen e pagave mësimdhënësve.

Ai ka thënë se është vendosur që buxheti për arsim të rritet për 20 milionë euro.

“Rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.Nëse flasim për 30 mijë mësimdhënës i bie që Qeveria e Kosovës e ka respektuar grevën dhe ka ra dakord për 20 milionë euro pagash për arsimin”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Haradinaj theksoi se rritje tjetër nuk mund të ndodhë dhe ka kërkuar që të mos ketë më shumë presion dhe se mësimi duhet të fillojë nga nesër.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj nuk është paraqitur për media dhe as nuk ia ka konfirmuar kryeministrit se e pranon ofertën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button