Albert Hani: I inkurajojmë të rinjtë të bashkëpunojnë me moshatarët e tyre nga Ballkani Perëndimor

Shkëmbimi jashtë shtetit, puna vullnetare jashtë shtetit, pjesëmarrje në aktivitete kulturore dhe sportive dhe trajnime dhe konferenca të ndryshme janë mënyrat se si të rinjtë, njoftohen më mirë, mësojnë për vlerat dhe traditat e huaja, por edhe bashkëpunojnë.  Këto ishin motivet për të cilat vitet e kaluara të rinjtë nga Ballkani investuan përpjekje të formojnë fond të veçantë për mjete të cilat do t’i përdorin për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe inkurajimin e mobilitetit, transmeton radiomof. 

Përpjekjet e tyre rezultuan me hapjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RIKO) ku marrin pjesë shtatë shtete të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Maqedonia.

Në Zyrën në Shkup, të vendosur në Qendrën Tregtare të Qytetit, pa priti drejtori i saj, njëkohësisht edhe i vetmi tani për tani i punësuar, Albert Hani.  Ai shpreson se kjo do tu ndihmojë të rinjve të afrohen dhe të bashkëpunojnë.

“U përpoqëm të jemi të qasshëm për të gjitha organizatat, t’i informojmë, në veçanti ato që punojnë me të rinjtë ndërkaq fokus të veçantë ju dhamë shkollave të mesme.  Kjo do të thotë se ato mund të aplikojnë drejtpërdrejtë për fonde dhe vetë të implementojnë aktivitete”, sqaron ai.

RIKO është pjesë e Procesit të Berlinit i cili filloi para pesë vjet si iniciativë për bashkëpunim rajonal dhe përafrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Hani, beson se me Zyrën do të lehtësohet komunikimi ndërmjet institucioneve dhe të rinjve gjatë zgjidhjes së çështjeve problematike.

Për ndryshe, paratë të cilat hyjnë në fond i ndajnë të gjitha vendet – nënshkruese të RIKO; të clat pastaj investohen në projekte rinore.  Kështu, për thirrjen e parë për projekte janë paraqitur gjithsej 423 organizata dhe shkolla të këtij rajoni, nga të cilat 35 kanë fituar ndihmë financiare nga 100 euro për realizimin e aktiviteteve në lidhje me të rinjtë. Konkretisht në Maqedoni, projekte të veta kanë realizuar 4 organizata.

“Por, kjo nuk do të thotë se janë vetëm këto, sepse në bazë të marrëveshjes partneriale ka për shembull organizata të cilat udhëheqin projekt në shtet tjetër, ndërsa janë në partneritet me organizata ose shkolla të tjera këtu në Maqedoni”, sqaron Hani.

Fokusi kryesor, thotë ai, është vendosur mbi këmbimin ndërkulturor dhe mundësimin e hapësirës për lobimin e problemeve rinore në institucionet.

“Inkurajojmë mobilitetin e të rinjve në rajon, duke vlerësuar se të rinjtë nuk i kanë pasur këto mundësi të lëvizin në rajon, të njoftohen me kultura të ndryshme dhe tradita, të mësojnë për njëri tjetrin.  Diçka që ndoshta ka ekzistuar më parë, por tani për momentin nuk është. Temë tjetër të cilën gjithashtu e inkurajojmë është tema e mjedisit të mundësueshëm – me të cilën dëshirojmë të rinjve tu hapet më shumë hapësirë për t’i shfaqur mendimet e tyre, të dëgjohet zëri i tyre.  Kjo nga njëra anë do të thotë se vetë organizatat rinore do të mund të krijojnë aktivitete me të cilat do të kishin synuar drejt hapjes së hapësirës ku ata do të kishin mundur të marrin vendime në nivel më të ulët. Ne, përpiqemi të mundësojmë këto kanale të komunikimit, por edhe të reflektojmë nevojat e të rinjve në nivel institucional”, thotë Hani.

Për momentin, është aktive thirrja e dytë për ndarjen e mjeteve për organizata. Një nga kushtet është organizatat të kenë të paktën një bashkëpunëtor nga një shtet tjetër, ndërsa më së shumti pesë.

Dokumentacioni voluminoz dhe numri i madh i kritereve të cilat janë kërkuar gjatë paraqitjes kanë qenë vërejtjet më të mëdha të cilat kanë ardhur nga organizatat të cilat kanë dashur të paraqiten, thotë Hani.

“Kemi kujdes të mos bëjmë gabime nga fillimi, duhet të jemi më rigoroz sa i përket aplikimit, dokumentacionit që duhet të paraqitet”, sqaron ai.

Por, prandaj këtë vit thotë Hani, thirrja është bërë më e thjeshtë dhe më e kuptueshme për paraqitje.

“Kësaj here me të vërtetë do të kishim dashur të mbështesim organizatat aktive më të reja dhe me më pak përvojë. Në thirrjen e re organizatat të cilat kanë buxhet më të vogël do të mund të aplikojnë, por megjithatë ato do të duhet të jenë të regjistruara të paktën një vit para hapjes së thirrjes dhe kjo parasheh datën 3 dhjetor 2018”, theksoi ai.

Hani, gëzohet që pothuaj se të gjitha projektet të cilat janë paraqitur deri tani, janë në lidhje me dialogun ndërkulturor. Megjithatë, buxheti asnjëherë nuk mjafton, pranon ai.

“Nëse dëshirojmë të bëjmë diçka interesante dhe kreative, çdo herë institucione ose organizata do të ankohen se këto janë para të vogla, por ne vlerësojmë se 35 000 euro, të implementohen në aktivitet është krejtësisht e mjaftueshme në mënyrë që të mbahen projekte shumë kreative dhe inovative.  Këtë e vërtetoi thirrja e parë e hapur”, konsideron Hani.

Paralajmëroi edhe mjete plotësuese të cilat këtë vit Bashkimi Evropian do t’i investojë në Zyrën.  Mjetet të cilat pastaj do të mund t’i përdorin shoqëria civile dhe shkollat e mesme.

“Për ne, është e rëndësishme të jemi të qasshëm për të gjithë, jo vetëm për informim, jo vetëm për promovim, por edhe për zgjidhje për disa nga problemet të cilat i kanë të rinjtë.  Besojmë se në të ardhmen do të kemi mjete vetanake”, beson ai.

Për më tutje paralajmëroi edhe rritjen e ekipit, nëpërmjet angazhimit të asistentëve dhe vullnetarëve, në mënyrë që më lehtë të ndiqen projektet.

“Gjatë vitit 2019, kryesisht do të fokusohemi në motivimin dhe ndërtimin e kapaciteteve ndërmjet personelit profesional të shkollave të mesme dhe njoftimin e tij me udhëheqësinë e projektit.  Nga thirrja paraprake konstatuam se shkollat nuk kanë kapacitete institucionale të përpilojnë projekte, por edhe t’i implementojnë.  Por, ky është rrezik i kalkuluar. Në mënyrë plotësuese do të punojmë edhe në lidhje me temën për përballje me të kaluarën, temë e cila është relativisht e re, tabu temë në shtetin tonë”, thotë Hani.

“Tema rreth të rinjve është mjaft e theksuar, tani, gjatë periudhës së fundit, ka mundësi për aplikim.  Institucionet dhe fonde të ndryshme ndërkombëtare japin mjete për të rinjtë, por ato nuk shfrytëzohen mjaftueshëm dhe duhet të bëhet përpjekje më e madhe në atë botë të donatorëve.  Kjo temë mos jetë vetëm pro-formë, por vërtet të japë rezultate, ai investim të japë mundësi për të rinjtë dhe zgjidhje të dukshme për problemet”, shton ai.

Ngelin edhe dhjetë ditë deri në skadim të afatit për paraqitje në thirrjen e dytë për mjetet të cilat i akordon Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor.  E gjithë thirrja mund të gjendet në këtë LINK.

“Shpresoj se do të ketë projekte interesante dhe se do të shfrytëzojmë këto mundësi në mënyrë të mençur”, thotë Hani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button