Libi, ka humbur jetën një gazetar nga përleshjet e armatosura

Gjatë përleshjeve të forcave të armatosura në Tripoli të Libisë, ka humbur jetën një përfaqësues i mediave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat libiane lajmërojnë se gjatë përleshjes së pjestarëve të forcave pranë Qeverisë së Unitetit Nacional dhe Brigadës së Shtatë nga Tarhunaha humbi jetën korrespondenti Muhammed bin Khalifa.

Gazetari në fjalë humbi jetën gjatë raportimit për përleshjet në rajonin Seyidi es-Sayih, në jug të Tripolit.

Një fotoreporter ka humbur jetën gjatë përleshjeve në Libi në vitin 2018.

Luftimet në Tripoli filluan sërish të mërkurën, edhe atë pas armëpushimit që zgjati katër muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button