Bolivi, 22 të vdekur gjatë përplasjes së dy autobusëve

Policia boliviane njoftoi se gjatë përplasjes së dy autobusëve kanë humbur jetën së paku 22 persona, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti rrugor ka ndodhur të shtunën në rrugën për në Challapatu, qytet rreth 250 kilometra nga kryeqendra La Paz.

“Ka të lënduar rëndë, që janë transferuar në spitalet lokale”, tha Freddy Betancur, komandant policor në rajonin Oruro.

Martin Feliciano, kryebashkiak i Challapata-s, shprehu druajtjen se numri i viktimave mund të rritet.

Në raportin policor theksohet se deri te përplasja ka ardhur për shkak të vozistjes me shpejtësi të papërshtatshme dhe me siguri një nga autobusët ka dalë në korsinë e kundërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button