Shpërthim i fuqishëm në Irlandë të Veriut

Një shpërthim i fuqishëm ka trazuar mbrëmë banorët në qendër të qytetit Londonderry në Irlandë të Veriut, që detyroi policinë të aktivizohet në gjendje të gatishmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia bëri të ditur se shpërthimin e ka shkaktuar një pajisje e vendosur në një automjet të parkuar.

Pas kësaj, zyrtarët policorë kanë dalur në teren duke bllokuar zonën, që më pastaj deminerët të kontrollojnë edhe një tjetër automjet të dyshuar.

Edhe pse nuk pati viktima në njerëz, incidenti shkaktoi panik të vërtetë në mesin e banorëve të qytetit, pasi Irlanda e Veriut nga viti 1960 deri në vitin 1999 ishte skenë e një krize të thellë të sigurisë, që përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bellfastit.

Marrëveshja u dha fund konflikteve mes separatistëve katolikë, të cilët dëshironin të bashkojnë Irlandat, dhe protestantëve probritanikë .

Kriza aktuale politike në Britani të Madhe që ka të bëjë me Brexitin, në thelbin e saj ka edhe çështjen e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Pasiguria politike ka ngjallur frikën se kriza mund të zgjojë aspiratat separatiste të Irlandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button