Profesoresha miqësore e kafshëve, që prej 20 vitesh ushqen kafshët e rrugëve (VIDEO)

Profesoresha e njohur për dashurinë e saj për kafshët në qytetin Sivas të Turqisë, që prej 20 vitesh ushqen kafshët në rrugë me ushqimin që mbledh çdo ditë nga restorantet dhe kompanitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nurten Tezer, ligjëruese në Fakultetin e Shkencave të Kimisë pranë Universitetin Cumhuriyet dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese e qytetit në Federatën e të drejtave të kafshëve, çdo ditë interesot për kafshët në rrugë.

Tezer që prej 20 vitesh vendos ushqim për kafshët e rrugës në 16 pika të ndryshme të cilat i ka përcaktuar më parë. E pa lodhur dhe pavarissht motit nëse është me shi apo i ftohtë e ngrohtë, Prof. Dr. Nurten Tezer ndan një kohë të rëndësishme të ditës së saj duke mbledhur ushqim për kafshët nga restorante dhe kompani duke iu drejtuar me pyetjen “a keni ushqim për kafshët?”.

Tezer mbush bagazhin e automjetit të saj dhje dërgon ushqim në 16 pikat e përcaktuara, ndërsa nëse ushqimi nuk mjafton ajo blen ushqime të gatshme. Ajo po ashtu i njofton kafshët për ardhjen e saj me borinë e automjetit.

Duke folur për AA, profesoresha Tezer bën të ditur se ajo ushqen rreth 30 mace dhe 70 qen dhe se ka ndërtuar strehimore për ditët e dimrit. Ajo thekson se ka një dashuri të madhe për kafshët dhe se këtë akt e ka nisur duke u kujdesur për kafshët e sëmura që kanë kaluar pranë shtëpisë së saj.

“Edhe kafshët janë gjallesa, edhe ato si ne sëmuren dhe kanë nevojë për ushqim. Njerëzit e injorojnë këtë. Me aq sa mundësi kam përpiqem që t’i ushqej kafshët në rrugë dhe t’i ndihmoj për t’i dërguar në kontroll shëndetësor”, u shpreh Tezer.

Duke shpjeguar se një kohë të caktuar të ditës e ndan për t’u kujdesur për kafshët e rrugës, Tezer tha se, “Menjëherë pasi dal nga puna nisem për në shtëpi, ku ndryshoj veshjen. Më pas filloj të mbledh uqshqim për kafshët, ku madje ndonjëherë më duhet t’i mbledh edhe nga koshat e plehrave, pasi që nevojiten 70 kilogramë ushqim në ditë. Në raste kur nuk mjafton, shtoj edhe ushqime të gatshme të thata. Mbledhjen e ushqimit e filloj rreth orës 17 dhe ndonjëherë zgjat dy orë dhe më pas dal për t’i shpërdarë. Në disa raste kthehem në shtëpi në orën 22:30. Çdo ditë pothuajse 5 orë më kalojnë kështu”.

Po ashtu në fjalën e saj ajo ka të ditur se këtë e bën që prej 20 vitesh dhe se do të vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen.

“Por, në të njëjtën kohë i bëj thirrje edhe njerëzve që të jenë më të ndjeshëm dhe të kujdesen për kafshët në zonat e tyre, gjë e cila ndoshta do të bëjë që edhe unë të mos eci në këtë mënyrë. Por, unë do ta vazhdoj këtë gjë për aq kohë sa kafshët do të kenë nevojë për mua”, theksoi Tezer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button