fbpx

Një person është vetëdjegur në qendër të Pragës

Një qytetar çek e dogji veten të premten në qendër të Pragës – në vendin ku aktivisti Jan Palach është vetëdjegur 50 vjet më parë në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, transmeton REL.

I vetëdjeguri është dërguar në spital me plagë në kokë dhe duar, thanë zyrtarët.

“Një person i lindur në vitin 1964 i ka vënë vetes flakën rreth orës 3:00, duke përdorur një substancë djegëse”, tha policia e Pragës në një postim në Twitter.

Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në Pragë, Jana Postova, tha se “pacienti, me 30% të trupit të djegur, është vënë në komë artificiale”.

Republika Çeke ka shënuar këtë javë 50-vjetorin e vetëfljimit të Palachut me ceremoni zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button