Ministri serb, Daçiq: Të hënën, një vend tjetër mund ta tërheqë njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se të hënën, më 21 janar, mund të pritet që një vend tjetër ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell Klan Kosova.

Ai pët televizionin Happy, tha se administrata amerikane kishte ofruar të pezullojë aktivitetet e Serbisë në këtë drejtim për gjashtë muaj ose të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Duke deklaruar se Beogradi ka arritur të rivendosë çështjen e Kosovës si “temë kryesore të agjendës”, kryediplomati serb tha se homologu i tij rus,  Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Serbi  të realizuar dje me presidentin rus,  Vladimir Putin, tha se për Beogradin “suksesi historik ishte për 12 vende ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button