Pogba mbështet Solskjaerin për stolin e United

Paul Pogba ishte një prej futbollistëve që kërkoi më shumë shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho nga pankina e Manchester United, i njëjti lojtar që tani duket se është çliruar nën drejtimin e ri teknik, duke u kthyer në një fabrikë asistesh dhe golash, njofton TCH.

Francezi kampion bote promovoi pa asnjë gjuhë diplomatike trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, e statistikat i japin të drejtë, me 5 fitore në po kaq ndeshje.

“E mbajmë më shumë dhe e qarkullojmë topin, e dimë se ku duhet të sulmojmë dhe kemi një sistem loje më të mirë. Trajneri Solskjaer po na i bën gjërat më të lehta për të gjithë, e këtë nuk e them në planin personal. Vërtet që kam shënuar gola dhe kam krijuar asiste, por kjo vlen për të gjithë skuadrën”, tha Paul Pogba.

Suksesi kundër Tottenhamit në stadiumin “Wembley” ka rikthyer në diskutim “djajtë e kuq” për një vend në Champions League, pozicion që tani është vetëm 6 pikë larg.

“Është bukur të shohësh që jemi afruar në vendet e para. Kishim nevojë për pikë dhe treguam se mund të fitojmë me më të mirët”, tha mesfushori francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button