Është ngritur aktakuzë për të akuzuarit për tentativën për vrasje në fshatin Batincë

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër një peroni për vepër penale të bërë – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Vepra për të cilën akuzohet i akuzuari e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër të dyshuar për të cilin procedura hetimore është ndërprerë sepse është i pakapshëm për organet e rendit, për të të është shpallur fletarrest ndërkombëtar si dhe për një person tjetër të panjohur.

Të tre më 22.10.2018 në fshatin Batincë me paramendim janë përpjekur ta privojnë nga jeta një peron. Deri sa i dëmtuari është lëvizur në rrugë me veturë BMV, ata kanë gjuajtur drejt tij me dy pistoleta automatike. Ai është ndalur, të dyshuarit i janë ofruar me armë në duar, pastaj ai e ka lënë veturën dhe ka ikur.

Duke vlerësuar se ende ekzistojnë bazat për të cilat të akuzuarit i është përcaktuar masë paraburgimi, prokurori kompetent publik i Gjykatës Themelore Shkupi 1 dorëzoi propozim për vazhdimin e kësaj mase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button