Arratisja e Gruevskit, OJQ-të: Edhe nëse s’ka përgjegjësi penale, Spasovski dhe dy drejtorë duhet të japin dorëheqje

Organizatat joqeveritare ia rikujtojnë Qeverisë së ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe dy drejtorë të tjerë duhet të japin përgjegjësi, gjegjësisht dorëheqje për rastin e arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, pavarësisht nëse hetimi tregon se s’ka përgjegjësi penale, njofton Portalb.mk.

“Në dy reagimet e kaluara i kemi identifikuar pikat potenciale të sistemit ku padyshim që mund të konstatohet përgjegjësi, edhe atë pa e pasur parasysh përfundimin zyrtar të hetimit, e cila duhet ta konstatojë përgjegjësinë eventuale edhe te institucionet tjera. Për atë vlerësojnë se është e patjetërsueshme që të ndërmerret përgjegjësi politike, të ketë dorëheqje nga ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim”, thonë ojq-të, duke shtuar se zvarritja e hetimit i ka ngritur dyshimet në opinion dhe plotësisht ka kontribuuar që të rritet perceptimi se kultura e pandëshkesuhmërisë po vazhdon.

Sipas tyre, përgjegjësia eventuale penale, e cila ende po konstatohet, nuk i liron të theksuarit nga përgjegjësia politike.

“Bartja e përgjegjësisë politike për rastin e arratisjes së Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioze që të luftojë kundër kulturës së pandëshkueshmërisë, e cila – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit, veçmas kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë. Pastaj, nuk duhet të harrojmë se mospërballja me këtë fenomen mund të jetë pengesë serioze për integrimet evropiane. Konkluzat për Çështje të Përgjithshme të BE-së qartë thonë se është e domosdoshme të ketë përforcim të sundimit të së drejtës dhe vendosjen e shtetit ligjor në të cilin ligjit do të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët”, kumtojnë organizatat.

Ata rikujtojnë se më 4 dhjetor të vitit 2018, si organizata qytetare ashpër e dënuam jo-përditësimin e institucioneve në zbatimin e hetimeve lidhur me konstatimet e lëshimeve dhe përgjegjësinë për arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“Kemi kërkuar hetim urgjent që të mbarojnë duke paralajmëruar se nëse ajo nuk ndodh, do të kërkojmë përgjegjësi politike nga funksionarët më të lartë. Në ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të mbarojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet se çfarë ka ndodhur. Vlerësojmë se mbarimi i dy muajve kalendarik nga arratisja është afat i arsyeshëm që të kumtohen informatat rreth hetimit për lëshimet e institucioneve që janë bërë në këtë rast”, thonë ojq-të.

Në iniciativë janë të nënshkruara: Instituti për Demokraci Societas Civilis – Shkup, Instituti për Politikë Evropiane, Instituti për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni për Gjykime të Drejta, Forumi Rinor Arsimor, Asociacioni MOST, NVO Infoqendër, Qendra për Analiza Ekonomike dhe Civil – Qendra për Liri.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro. Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban. Sipas hetimit të deritanishëm nga Prokuroria, Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë në mënyrë ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button