Prokuroria ka ngritur akuzë kundër një babai dhe djalit të tij: Janë kapur armë, drogë, eksploziv

Prokuroria Themelore e Shkupit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar akuzë kundër dy personave – babë e bir, te të cilët  gjatë kontrollit u janë gjetur armë, drogë dhe materiale eksplozive, njofton Portalb.mk.

Babai ngarkohet se ka kryer vepër penale “Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar droga narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë” nga neni 215, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, si dhe vepra penale “Përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregim të armëve” sipas nenit 396 nga Kodi Penal. Ndërkaq, djali i tij akuzohet vetëm për veprën penale që ka të bëjë me drogat narkotike.

“Më 22.11.2018 gjatë kontrollit në shtëpinë e të akuzuarit – babait, është konstatuar se ai ka mbajtur në mënyrë të paligjshme armë, sasi të madhe të municionit, por edhe materie eksplozive, të cilat janë të ndaluara për qytetarët. Përveç kësaj, te i akuzuari janë gjetur edhe droga narkotike – marihuanë në masë prej 0.80 gramë dhe matës për droga narkotike. Në të njëjtën ditë është kryer bastisje edhe te shtëpia e djalit në Shkup, ku janë gjetur drogë narkotike marihuanë në masë prej 60.8 gramë, të paketuar në qese”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori kompetent, ka dorëzuar akuzë për vazhdimin e masës së paraburgimit shtëpiak për babain, ndërkaq për djalin janë në fuqi masat e kujdesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button