ISHP: Janë regjistruar 281 perona të sëmurë nga gripi

Numri i personave të paraqitur me grip këtë javë është më i ulët për 34.3 për qind në krahasim me javën e dytë nga sezoni i kaluar kur ka pasur 428 të sëmurë

Gjatë javës së kaluar ( nga 7 janari deri në 13 janar) janë regjistruar 281 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 43.4 për qind në krahasim me javën para saj kur janë regjistuar 196 raste, thuhet në raportin që në uebfaqen e saj e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk.

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i ulët për 34.3 për qind në krahasim me javën e dytë nga sezoni i kaluar kur ka pasur 428 të sëmurë. Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivel sezonal, gjegjësisht ende nuk është arritur pragu për hyrje në sezonin e gripit.

Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi (198) të paraqitur janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa incidencë prej 26.7 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri në moshën katërvjeçare. Numri më i madh i personave me grip të paraqitur janë nga sektori i Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë (39), ndërsa incidenca më e lartë (104.5 në 100.000 banorë) është regjistruar në Njësinë Rajonale të Dibrës.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 1.695.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetësisë Elektronike, janë vaksinuar 19.942 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të vjetër se 65 vjeçar me pension mesatar, nënmesatar dhe pa të ardhura), gjegjësisht 71.2 për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara, 14.095 persona ose 72.9 për qind janë me histori të sëmundjeve kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button