Basha mblodhi Këshillin Kombëtar, u caktua data e nisjes së protestave

Më 19 janar, Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbledh Këshillin Kombëtar, i cili do të zgjedhë lidershipin e saj të ri, përcjell Klan Kosova. Të shtunën do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe katër sekretarë.

Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e LGDSH dhe FRPD.

Kryesia e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i PD-së parashikon se është Kryesia që vendos për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë.

Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë këtë të shtunë edhe kryetarin e saj me një mandat 4-vjeçar. Nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button