Rama të bëhet ministër i Jashtëm, Kryemadhi: Nëse do isha në vend të Metës do e dekretoja

Kushtetuta shprehet se e ndalon ministrin të kryej çdo funksion tjetër, duke ngritur pikëpyetje se si do ta interpretojë Presidenti Meta këtë nen të Kushtetutës, duke e dekretuar ose jo kryeministrin Rama, si ministër i Jashtëm.

E ftuar në studion e “Open”, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dekalroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidenti Meta do ta dekretonte Ramën në këtë post.

Ajo se sqaron se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar.

Por, siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button