fbpx

Delegacionet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë harmonizuar “mini-shengenin” mes dy vendeve

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Selami Shkodra ka pritur sot një delegacion të Republikës së Shqipërisë, të cilin e kryesonte zëvendës ministri për Evropë dhe Çështje të Jashtme Etjen Xhafaj, me ç’rast biseduan për heqjen e kontrollit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftuan nga MPB-ja e Kosovës, tema kryesore e bisedës ka qenë zbatimi i marrëveshjes për heqjen e kontrollit kufitar mes dy vendeve, por edhe çështje tjera lidhur me zbatimin e marëveshjeve dhe detyrimeve tjera të ndërmarra në takimet e përbashkëta të dy qeverive. Në takimin u bisedua edhe për përshpejtimin dhe harmonizimin e të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim të nisjes së implementimit të marrëveshjes “mini-shengen” mes dy vendeve. Kjo marrëveshje është inicuar dhe dakorduar në mbledhjen e kaluar të dy qeverive, të mbajtur në qytetin e Pejës në Kosovë, nga fundi i vitit të kaluar.

Me këtë rast, të dy palët ranë dakord se kjo marrëveshje është në funksion të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe lehtësimin e trafikut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Dy grupe pune u takuan javën e kaluar në qytetin shqiptar të Durrësit, ku harmonizuan draftin e kësaj marrëveshje. Po ashtu, të dyja palët u pajtuan që ditët e ardhshme të mbahen takime me qëllim të finalizimit të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button