Tradita 300-vjeçare në Spanjë: Kalorësit kërcejnë zjarrin për të larë mëkatet

Në festivalin “Las luminarias” në San Bartolome de Pinares të Spanjës, kalorësit dhe kuajt e tyre kanë kërcyer nëpër zjarr në mënyrë që, sipas besimit të tyre, të pastrohen nga mëkatet, shkruan Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një traditë 300 vjeçare sipas së cilës, kërcimi me kalë mbi zjarr mbron nga shpirtrat dhe sëmundjet e liga.

Kjo ngjarje në fshatin e vogël San Bartolome de Pinares, që ndodhet 100 kilometra nga Madridi, këtë vit bëri bashkë një numër të madh pjesëmarrësish dhe vizitorësh të cilët erdhën në fshatin me 600 banorë për të parë këtë spektakël i cili tashmë është shndërruar në një atraksion turistik.

Festivali filloi me një meshë në kishë, pas çka në 20 lokacione të ndryshme të fshatit u ndezën degë të pishës. Ngjarja zgjati rreth dy orë, gjatë së cilës kuajt kapërcyen nëpër zjarr dhe tym, që, sipas besimit të tyre, do t’i pastrojë dhe mbrojë nga shpirtrat e ligë.

Ky ritual disashekullor bëhet në kujtim të “Shën Antonit”, megjithatë së fundmi është në qendër të kritikave të cilat adresohen nga mbrojtëit e kafshëve, të cilët brengosen për faktin se kuajt kalojnë nëpër zjarr.

Shoqata të ndryshme kanë nisur një fushatë për ndalimin e kësaj tradite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button