Shekerinska: Marrëveshja e Prespës i ulë rreziqet e vendit dhe rajonit  

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot zhvilloi takim me delegacionin e Drejtorisë Evropiane për Aktivitetete të Jashtme të kryesuar nga drejtori për menaxhmentin e krizës, Gabor Inkllodi. Takimi erdhi pas dy muajsh  nga iniciativa e vendosur nga ana e vendit që edhe Maqedonia të kyçet në projektin evropian për vlerësimin e kërcënimeve hibride,  nga ku kanë dhënë përgjigje pozitive, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Në bisedime me përfaqësues evropian Shekerinska informoi se Ministria e Mbrojtjes e ka marr rolin udhëheqës të koordinatorit në gjithë procesin për të cilin tashmë është formuar trup dhe është emëruar koordinator nacional dhe zëvendës të tij që janë ekspert nga fusha. Në proces, theksoi Shekerinska, do të marrin pjesë 27 institucione.

“Qeveria e finalizoi Marrëveshjen e Prespës në të cilën, pas plotësimit të obligimeve nga të dy anët, do të mundësohet anëtarësim i Maqedonisë në NATO me të cilin do të përforcohet stabiliteti dhe siguria e vendit tonë dhe rajonit dhe do të ulen rreziqet e llojit të tillë. Tashmë për disa javë Maqedonia do të mund të merr pjesë dhe të jep mendimet në të gjitha mbledhjet e Aleancës”, tha Shekerinska.

Nga ana e delegacionit evropian është potencuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm që janë partnerë, por edhe anëtarë të rinj të BE-së dhe se lidhjet e forta me vendin tonë janë në vend të lartë në agjendën në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button