Gjykata e Strasburgut ka miratuar vendim në dobi të një vajzë në Maqedoni, e cila e ka ndërruar gjininë

Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për herë të parë është deklaruar për rastin e një personi transgjinor dhe ka miratuar vendim në dobi të tij. Gjykata ka konstatuar se në rastin “X kundër Maqedonisë”, korniza ekzistuese ligjore në vend ka lëshime dhe mangësi serioze, të cilat e kanë bërë që personi trans të ketë stres dhe pasiguri në pranimin e identitetit të tij gjinor, njofton Portalb.mk.

Shteti duhet që t’i paguajë 9 mijë euro dëm jomaterial për stresin që e ka duruar personi transgjinor. Këtë lajm e ka publikuar “Koalicioni Margjinat” në Fejsbuk.

“Koalicioni Margjinat” sot në GJEND ka fituar vendim pozitiv për rastin ‘X kundër Maqedonisë’ në në të cilin në Gjykatë ka konstatuar se korniza aktuale ligjore ka mangësi serioze të cilat personit trans i kanë shkaktuar stres dhe pasiguri që ta pranojë identitetin gjinor”, thonë nga Koalicioni.

Personi transgjinor në vitin 2010 e ka filluar procedurën për ndërrimin e gjinisë. Në ndërkohë ka filluar edhe me terapi hormonale në Beograd. Pas kthimit në vend, MPB ka pranuar që t’ia ndërrojë emrin, por në pjesën e gjinisë nuk ia kanë ndërruar, gjegjësisht e kanë lënë prapë “femër”, pasi që procedura për ndërrimin e kësaj kategorie në dokumente bëhet me ligj tjetër. Për shkak të përballjes me pengesa të tjera gjatë tentimit që nga femër të bëhet mashkull, bashkë me Koalicionin Margjinat, personi X ka vendosur të ngrit padi kundër Maqedonisë në Strasburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button