Prokurorja e PSP-së Ristovska: Shpresojmë në të ardhmen ta kthejmë besueshmërinë te qytetarët

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, në një intervistë për “Dojçe Vele” thotë se ka shumë rrethana të cilat janë arsye për rënien e besueshmërisë te qytetarët në PSP. Kjo është intervista e parë e Ristoskës pas një kohe të gjatë, njofton Portalb.mk.

“Personalisht mendoj se rënia e besueshmërisë së PSP-së është pasojë e shumë rrethanave të cilat janë lidhur me ndodhitë shoqërore politike në vend, ndërkaq kanë të bëjnë me punën e institucioneve dhe sistemit. Shpresoj se në periudhën që vijon PSP do të ketë suksese që ta kthejë besueshmërisë së qytetarëve, pasi që besueshmëria e qytetarëve në institucione është me rëndësi thelbësore për avancimin e gjendjeve në shoqërinë tonë”, thotë Ristovska.

Në lidhje me zgjidhjet e propozuara ligjore, të cilat do t’ia caktojnë fatin PSP-së në korniza të Prokurorisë Themelore Publike, Ristoska e thekson nevojën nga mekanizmi i cili do ta kontrollojë punën e PSP-së.

“Sipas mendimit tim, nuk është me rëndësi nëse vazhdon mandati i PSP-së do të rregullohet me ligj të veçantë ose jo. Kjo që vlerësoj se është me rëndësi është që PSP ta mbajë autonominë dhe pavarësinë financiare, pasi që në këtë mënyrë do të sigurohen kushtet e patjetërsueshme për punë dhe do të garantohet pavarësia në veprim. Gjithashtu pajtohem me qëndrimet e prokurorit shtetëror, se duhet që të gjendet mekanizëm përkatës nëpërmjet të cilit do të mundësohet kontrollimi i punës së PSP-së”, shton Ristovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button