Parlamenti shqiptar i votoi ministrat e rinj, opozita e braktisi sallën

Në seancë të jashtëzakonshme Parlamenti shqiptar me vota të shumicës qeveritare zgjodhi ministra të rinj në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, njofton Koha.mk.

Para votimit seancën e braktisën deputetët e opozitës, prejse nuk u ishte pranuar kërkesa të debatojnë rreth propozimeve.

Prej sot Erjon Braçe është zëvendëskryeministër i ri, Besa Shahini, ministre e Arsimit, Anila Denaj ministre e Financave dhe Ekonomisë derisa Belinda Baluku ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Bledi Çuçi është ministër i Bujqësisë, Elva Margariti ministre e Kulturës, Eduard Shalsi është ministër i ri shtetëror, derisa Elsa Spiropali ministre në lidhje me parlamentin, resor të cilën sërish e ktheu Rama.

Resori ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme mbetet i zbrazët, prejse presidenti Ilir Meta nuk firmosi dekret të këtij funksioni paralelisht me atë kryeministror ta kryejë Rama. Paraprakisht Meta nuk e firmosi dekretin shef i diplomacisë të jetë kosovari Gent Cakaj.

Ky është rikonstruimi i parë themelor i Qeverisë pas formimit në shtator të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button