Pence: Shteti Islamik është mundur

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se “Shteti Islamik është shpërbërë” dhe rrjeti i militantëve “është mundur”, transmeton REL. 

Ai i bëri këto komente në Departamentin e Shtetit disa orë pasi Ushtria amerikane njoftoi se disa pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë një sulmi në qytetin Manbixh të Sirisë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik.

Nënpresidenti Pence tha se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria siç ka njoftuar më herët edhe presidenti Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button