YouTube ndaloi videot me përmbajtje të rrezikshme ose shqetësuese

Rrjeti i popullarizuar për shkëmbim të videove YouTube ka ndaluar klipet që përmbajnë “shaka” të rrezikshme ose emocionalisht shqetësuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky hap është marrë si kundërpërgjigje e të ashtuquajturave “sfida” që kohë pas kohe kanë epilog fatal ose lëndime.

Faqeja e internetit, pronar i së cilës është Google, pohon se për materiale të tilla nuk ka vend në YouTube.

Në sektorin për pyetje dhe përgjigje theksohet se gjithmonë kanë pasur si politikë që ajo e cila është për të qeshur mos t’i kalojë kufijtë dhe të bëhet e rrezikshme ose e dëmshme.

Në njoftimin e kompanisë theksohet se YouTube nuk do të lejojë shaka që mund të sjellin lëndime serioze fizike.

Po ashtu nuk do të lejojnë as shaka që tek fëmijët mund të shkaktojnë shqetësime serioze emocionale.

YouTube shpesh herë është cak i kritikave se nuk arrin të zbatojë dispozita që ka të bëjnë me përmbajtjet e dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button