Llavrov: Moska nuk është kundër emrit të ri, por procesi është i dyshimtë

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë, Sergej Llavrov ka deklaruar se Moska nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, por ka dyshim rreth legjitimitetit të tërë procesit, shkruan agjencia e lajmeve “Sputnik”, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk jemi kundër emrit që u paraqit në fund. Ne pyesim se sa ky proces është legjitim dhe i kushtëzuar me qëllimin që të arrihet konsensus mes Shkupit dhe Greqisë ose, është shkaktuar me qëllimin e SHBA-së që të gjithë vendet e Ballkanit dhe përreth sa më shpejtë t’i tërheqin në NATO për të parandaluar çfarëdo ndikimi të Rusisë në të gjithë këto hapësira”, tha Llavrov.

Sipas tij, çështjet ngritën edhe kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka miratuar ndryshimet kushtetuese dhe e ka miratuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, të cilin presidenti i shtetit ka refuzuar që ta nënshkruajë.

“Edhe kur neve na akuzonin për fatkeqësitë që mundeshin t’i ndodhin Ballkanit, jemi pyetur se si janë sjellë kolegët nga Perëndimi në fushatën e udhëhequr nga Perëndimi përpara referendumit në Maqedoni, kur personalisht shefa të Qeverive të BE-së, sekretari i NATO-s, udhëheqësia e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian në tërësi, në Shkup kanë thirrur që të jepet vota “për” anëtarësim në BE nëpërmjet ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Atje ka ndodhur asi propagande. Nuk është për emrin që do t’i pajtojë Maqedoninë e Greqinë, por që të jepet votë për anëtarësim në strukturat euro-atlantike nëpërmjet ndryshimit të emrit. Qasja e tillë shihej dukshëm”, shtoi Llavrov.

Ndryshe, presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se vitin e kaluar, ashtu siç theksoi, për shkak të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, është bërë që t’i ndërrohet emri Maqedonisë dhe t’i bëhet revizion Kushtetutës së Maqedonisë, duke e injoruar popullin maqedonas, i cili në referendumin për ndryshimin e emrit, sipas tij, është deklaruar kundër.

Sipas tij, perëndimi po kryen trysni ndaj Maqedonisë që të anëtarësohet në NATO.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button