Maqedoni, pesë keqkuptimet për vaksinimin (Infografik)

Maqedonia si asnjëherë më parë, nuk ka qenë me përfshirje kaq të ulët me vaksinim dhe asnjëherë nuk ka qenë me nivel kaq të ulët të edukimit shëndetësor. Ajo që edhe mjekët nuk janë mirë të arsimuar, nuk është situata e krijuar rishtazi, është proces që ka rezultuar me shkatërrim të pozicionit të punonjësit shëndetësor dhe autoritetin e tij me kalimin e viteve. Në lidhje me vaksinimin, edukimi është i duhur në shumë nivele edhe tek mjekët edhe tek prindërit, thotë Aleksandra Grozdanova.

Shumë pohime të sakta dhe të pasakta: epidemia e fruthit, ndalesa për pranim të fëmijëve të pavaksinuar, por edhe përgjithësisht vaksinimi, këto ditë janë në fokusin e publikut. Pro-vaksinave, anti-vaksinave, laikë dhe ekspertë – të gjithë i shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me këto ilaçe.

Për t’i sqaruar dyshimet “Meta” kontaktoi ekspertë të kësaj fushe, Aleksandra Grozdanova koordinatore nacional për imunizim flet nëse ka të vërtetë në pohimet të cilat komentohen gjerësisht në rrjetet sociale, kurse për pohimin për lidhje mes vaksinave me autizmin, biseduam me  Katerina Stavriq, pediatre dhe drejtore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, transmeton Portalb.mk.

Vaksinat nuk janë efikase? 

Grozdanova: Këto janë nebuloza. Vaksinohemi nga viti 1960 e këtej dhe atë me vaksina të ndryshme. Ato vazhdimisht avancohen dhe janë gjithnjë e më të mira. Në nivel botëror, në një ditë me miliona fëmijë pranojnë vaksinë. Për shkak të suksesit të vaksinave, ato janë të gjykuara në komprometim të këtillë.

Në shtete të zhvilluar vaksinimi nuk është obligativ? 

Grozdanova:  Po, shtetet nuk kanë vaksinim të detyrueshëm, në politikën e tyre shëndetësore nuk është urdhëruar që duhet të jetë obligative. Por, në asnjë institucion shtetëror nuk mund të regjistroni fëmijën tuaj, nëse nuk ka kalendar të plotësuar të imunizimit. Në momentin kur do të filloni të përdorni shërbimet e shtetit, nuk mund të bëni çka të dëshironi. Kështu është në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ja një shembull, në Holandë, përfshirja me vaksinim është 90 përqind, edhe pse nuk është obligativ. Kështu është edhe në vendet tjera të zhvilluara. Donë të thotë, vaksinimi nuk është i detyrueshëm, prindërit mund të marrin vendim personal, por në momentin kur fëmija futet në sistem, regjistrim në kopsht për fëmijë, shkollë atëherë prioritet është interesi kolektiv, përkatësisht ai publik. Në atë moment, shëndeti kolektiv është më i rëndësishëm nga ai individual.

Vaksina MRP shkakton autizëm

Stavriq:  Që ky pohim nuk është i vërtetë, kanë dëshmuar studime të shumta shkencore në nivel botëror. Punonjësit shëndetësor duhet të shërbehen me rezultate shkencore në bisedë me prindërit dhe kur iu përgjigjen të gjitha pyetjeve të parashtruara dhe frika që ekziston tek prindërit. Në anën tjetër autizmi është problem publik shëndetësor që bëhet gjithnjë e më aktual dhe nevojitet hulumtimet të fokusohen në shkaqet për paraqitjen e tij. Në një prezantim timin për lidhjen e vaksinës MRP me autizmin, kam përdorur të dhëna prej punimeve shkencore botërore në këtë temë. Rezultatet prej pesë studimeve, në të cilat janë përfshirë 1.256.407 fëmijë dhe pesë studime të rasteve në të cilat janë përfshirë 9.920 fëmijë, kanë treguar që nuk ka lidhje mes vaksinës MRP dhe autizmit.

Vaksinimi nuk ka asnjë lidhje me imunitetin

Grozdanova: Ju me vaksinat në fakt stimuloni sëmundje, drejtë të cilës dëshironi të mbroni. Kjo është mënyrë e vuajtjes pasive të sëmundjes. Ndonjëherë nuk ka manifestim klinik. Organizmi krijon antitrupa që në rast se infektohet, të ketë imunitet. Me vaksinat futen antigjene, të përpunuar në organizëm. Kur mbrojmë me vaksina MRP, krijojmë antitrupa, që nëse fëmija vjen në kontakt me këtë infeksion, të ketë manifestim klinik me simptome më të lehta.

Vaksinat kanë lënë invalid dhe kanë vrarë shumë fëmijë: 

Grozdanova: Nëse vaksinat kanë pasur ndikim efikas të keq, deri tani do të kishim tepër raste fatale. Faktet flasin se gjatë gjithë vitit 2018, vetëm dy prindër kanë paraqitur reaksione të padëshiruara tek fëmijët e tyre nga vaksina. Ne gjatë viteve në vazhdimësi pranojmë gjithnjë e më tepër vaksina, jetojmë në mjedis gjithnjë e më të keq, kurse kufiri i moshës rritet, përkatësisht tani është 72-73 vjet. Mjekësia dhe farmakologjia e përmirësojnë cilësinë e jetës dhe këtu nuk ka dilema. Edhe një fakt, të gjitha rastet e regjistruara të të infektuarve nga fruthit tek ne janë fëmijë të cilët nuk kanë marrë vaksinë. Si ndodhi të mos sëmuret asnjë fëmijë i vaksinuar?

Rënia e përfshirjes me dozën e parë të vaksinës MRP  (kundër fruthit, parotitis dhe rubeolës) ndërlidhet fortë me ndikimin e lobit kundër vaksinimit që merr hov gjithnjë e më të madh edhe në vendin tonë.

Nëse shikohen shifrat nga raporti për imunizim që e bën Instituti për shëndet publik, vërehet që në raport të vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MRP, që jepet në moshën prej 12 muaj, në vitin 2017 është regjistruar përfshirje prej 82,6 përqind, që shumë dallon në raport me vitin 2016 kur përfshirja ka qenë 82,1 përqind.

Mirëpo, duke filluar prej vitit 2014, vërehet reduktim i vazhdueshëm i përfshirjes, kurse tre vitet e fundit vaksinimi me MRP në vazhdimësi është nën 90 përqind.

Për dallim prej përfshirjes me dozën e parë, përfshirja me dozën e dytë tek fëmijët në moshën 6 vjeçare, përkatësisht në klasë të parë është konsiderueshëm më e lartë. Në vitin 2017, përfshirja me dozën e dytë të MRP vaksinës, është 97 përqind, që është më tepër se në vitin 2016, kur përfshirja ka qenë 93,3 përqind, si dhe nga përfshirja mesatare për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, që ka qenë 94,8 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button