fbpx

Greqi, Qeveria e Ciprasit mori votën e besimit, u hap rruga për Marrëveshjen e Prespës

Qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Cipras e mbijetoi votëbesimin e Kuvendit me 151 vota PËR dhe 148 vota kundër, transmeton Portalb.mk.

Siç pritej SIRIZA ka 145 deputetë, mori mbështetje nga katër deputetët e pavarur si dhe dy nga partia “Grekët e Pavarur”.

Cipras dje deklaroi se pret që votimi i sotëm të merr numrin e nevojshëm të votave për besimin e Qeverisë.

Para disa ditëve, nga Grekët e Pavarur, Kamenos dhe zëvendësja e tij, Marija Kolia-Caruça dhanë dorëheqje.

Tani, pas votimit të votëbesimit, në Kuvend do të votohet edhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës që pritet të mbarojë për 5-6 ditë.

Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend të 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare, në mesin e të cilave edhe në Greqi.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button